Është marrë vendimi final për ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Gjilanit dhe Ballkani, e vlefshme për xhiron e 27 në Superligës e Kosovës.
Kjo ndeshje u ndërpre në minutat shtesë pran rezultatit 1-1 kur tifozët e skuadrës vendase zbritën në fushë dhe e sulmuan fizikisht portierin e Ballkani i cili për shkak të lëndimeve u dërgua për trajtim në spital, raporton KosovaPress.
Komisioni i garave ka marr vendim që kjo ndeshje të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0 në favor të KF Ballkani.
“Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 : 1, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani nga Suhareka”, thuhen në vendimin e këtij komisioni.