Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Trepçës

October 27, 2022
1 minut lexim

Klubi i basketbollit Trepça, përmes një njoftimi zyrtarë ka konfirmuar trajnerin e ri të skuadrës.

Bëhet fjalë për trajnerin e Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski, ku Trepça ka njoftuar se marrëveshja është arritur me sukses, dhe se Jonncevski do të nisë punën me skuadrën qysh nesër.

“Besojmë fuqishëm se me Joncevskin do të kemi sukseset që i synojmë si skuadër dhe që tifozët tanë të zjarrtë dhe qyteti ynë i meritojnë.

Joncevski prej korrikut është selektor i Maqedonisë së Veriut. Më herët për periudhë të gjatë ishte ndihmës-trajner në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.

Ka drejtuar skuadra të shumta si Gostivari, Kozhuvi, MZT Skopje. Me MZT-në ka fituar titullin e kampionit dhe kupën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016.

Përvojën e gjatë dhe të suksesshme, Joncevski tani e vë në shërbim të skuadrës sonë, të TREPÇËS së madhe.

E mirëpresim dhe i urojmë punë të suksesshme me skuadrën tonë e tuajën”, shkruante në komunikatën e Trepçës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kualifikohet Fiorentina, një ndeshje shtyhet për nesër

Story i radhës

Përvjetori i Marshimit në Romë – Simbolikë shqetësuese

Të fundit nga

ShkoLartë