Benfica ka konfirmuar shitjen e sulmuesit Darwin Nunez te Liverpooli, pasi klubi i Premierligës mundi Manchester United për shërbimet e uruguaianit.
22-vjeçari do të jetë ardhja e fundit në fazën ofanzive në “Anfield” derisa Jurgen Klopp vazhdon të freskojë sulmin pas ardhjeve të Luis Diaz dhe Fabio Carvalho në gjashtë muajt e fundit.
Nunezit do t’i kërkohet të mbushë boshllëkun e mundshëm të lënë nga Sadio Mane, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë.
Benfica njoftoi në mëngjesin e së hënës se është gjetur marrëveshja për shitjen e Nunez, përmes një deklarate në faqen e klubit ku thuhej:
“Benfica informoi Komisionin e Tregut të Letrave me Vlerë (CMVM) se ka arritur një marrëveshje me Liverpoolin për shitjen e të gjitha të drejtave të lojtarit Darëin. Nunez, për shumën prej 75 milionë euro.Marrëveshja parashikon pagesën e një shpërblimi në formë të bonuseve, kështu që shuma e shitjes mund të arrijë deri në 100 milionë euro”.
Liverpooli do t’i paguajë Benfica-s 75 milionë euro paraprakisht për të nënshkruar me Nunez dhe mund të paguajë deri në 25 milionë euro të tjera shtesë.