Skuadra romune, Kluzh ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar Arlind Ajeti.
Mbrojtësi qendror në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Torino, Frosinonne e Crotone në Itali, ndërkohë që nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës së tij me klubin e ri.
“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i skuadrës sonë. Mbrojtësi qendror me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër, ka evoluar në Serie A për FC Torino, Frosinone Calcio ose Crotone. Mbrojtësi gjatë karrierës së tij luajti edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën fitoi 4 herë titullin dhe u zhvillua në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.”, thuhet në njoftimin e Kluzhit.
Te Kluzhi, Ajeto do të luajë më Ermal Krasniqin i cili sezonin e kaluar u transferua nga Ballkani.