zyrat e identitek te hapura edhe diten e shtune ministria e brendshme sqaron detajet 681de011585ab

Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë, Ministria e Brendshme sqaron detajet

May 9, 2025
1 minut lexim

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, datë 10 maj 2025.

Ky vendim është marrë nga shoqëria “IdentiTek”, me qëllim për t’u ardhur në ndihmë shtetasve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit të “IdentiTek” do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00 për tërheqjen e kartave.

Këto ditë është konstatuar një fluks i shtuar aplikimesh nga shtetasit, të cilëve u kanë skaduar afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të identitetit, e nxitur kjo edhe për shkak të procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria miratoi gjithashtu Aktet Normative që çdo shtetas të votojë, edhe në rast se dokumenti biometrik që zotëron, është me afat të skaduar. Këto masa merren me qëllim që të garantohet mbarëvajtja e procesit zgjedhor dhe çdo shtetas të ushtrojë të drejtën e votës pa asnjë pengesë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska davkova pastrimi i pergjithshem javor te shnderrohet ne pastrim te pergjithshem 365 ditor duke e mbrojtur natyren e mbrojme veten tone 681ddab325ea8
Story i mëparshëm

Siljanovska Davkova: Pastrimi i përgjithshëm javor të shndërrohet në Pastrim të përgjithshëm 365 ditor, duke e mbrojtur natyrën e mbrojmë veten tonë

oda amerikane perserit thirrjen per shtyrjen e afatit per liberalizimin e tregut te energjise 681de97441b93
Story i radhës

Oda Amerikane përsërit thirrjen për shtyrjen e afatit për liberalizimin e tregut të energjisë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë