Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Zyrapi: Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota kanë qenë në Drejtorinë Operative të Shtabit të UÇK-së – Gazeta.mk

Zyrapi: Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota kanë qenë në Drejtorinë Operative të Shtabit të UÇK-së

min lexim

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi tha se detyrën për të shkuar në Zonën e Drenicës e mori nga Sokol Bashota dhe Rexhep Selimi, të cilët sipas tij kanë qenë në Drejtorinë Operative të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fillimisht, iu prezantua një intervistë e tij e dhënë më herët, në të cilën kishte thënë se Rexhep Selimi e kishte ngarkuar Zyrapin me detyrën për të dhënë këshillime në zonën operative të Drenicës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Po e saktë është. Edhe Sokol Bashota edhe Rexhep Selimi, dytë kanë qenë në Drejtorinë Operative. Kështu që mua më kujtohet se edhe në kohën, të parën kur kam dalë me e vizitu Drenicën ka qenë Sokol Bashota, pastaj me Rexhep Selimin”, tha dëshmitari.

Zyrapi theksoi se gjatë qershorit apo korrikut 1998 ka qenë në Llapushnik dhe se herën e parë tha se ka qenë me Rexhep Selimin, me komandantin e njësisë lokale, si dhe me Fatmir Limajn.

Më pas, për një dokument i cili iu prezantua dëshmitarit, pati kundërshtime mbrojtja e të akuzuarve me pretendimet se nuk kishte vulë, datë dhe nënshkrim. Sipas mbrojtjes, është problematike besueshmëria e dokumentit, e që për këtë arsye duhet kundërshtuar.

Pas këtij dokumenti, u prezantua një tjetër, në të cilin sipas prokurores Clare Lawson ishin vendime për bashkimin e dy njësive të një zone operative. Kurse, Zyrapi tha i se i njeh emrat që përmendeshin në atë dokument.

Gjithashtu, u prezantua edhe një dokument tjetër, në të cilin thuhej se ishte bërë kërkesë për tabela të veturave të UÇK-së.

“E di që ka pas tabela qe janë përdorë me shenjta të UÇK-së, po për Policinë Ushtarake në veçanti nuk e di. Nuk po më kujtohet”, tha Zyrapi, në përgjigje të prokurores Lawson se a kishin makinat e UÇK-së dhe Policia Ushtarake targa të veçanta.

Story i mëparshëm

Pesë Arsye Përse Duhet të Bëni Dush të Ftohtë – Çfarë i Ndodh Organizmit

Story i radhës

Ademi: Deklarata e liderit legjitim të shqiptarëve tërboi Mickoskin dhe Taravarin! BDI nuk i ndanë shqiptarët, Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka pasur oreks për pushtet

Të fundit nga