zyra e be se ne kosove organizon aktivitet per mbrojtjen e ambientit ne shkollen dardania e renovuar me fondet e be se 67d3041095e5f

Zyra e BE-së në Kosovë organizon aktivitet për mbrojtjen e ambientit në shkollën ‘Dardania’, e renovuar me fondet e BE-së

March 13, 2025
1 minut lexim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka investuar rishtaz në renovimin e objektit të shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë, sot ka organizuar aktivitetin me nxënës të klasave të treta të shkollës me fokus në ruajtjen e ambientit, raporton KosovaPress.

Ambasadori i zyrës së BE në Kosovë, Aivo Orav është shprehur se BE-ja është këtu që ta ndihmoj të ardhmen e vendit.

Orav: Bashkimi Evropian është këtu që t’iu ndihmoj juve dhe për një mjedis më të mirë në përgjithësi

“Jam shumë i lumtur që kjo shkollë është renovuar me ndihmën e BE-së. Unë nuk e kam parë shkollën para dy viteve, por ju e keni parë dhe besoj që ndryshimi që ka ndodhur është jashtëzakonisht i madh. Bashkimi Evropian është këtu që t’iu ndihmoj juve, dhe për një mjedis më të mirë në përgjithësi. Dhe tani në këtë shkollë të riparuar, ju keni obligime të shumta. Për Bashkimin Evropian mjedisi është shumë i rëndësishëm”, tha Orav.

Zyra e BE-së ka investuar me 1.68 milionë euro në renovimin e shkollës “Dardania”, një nga shkollat më të mëdha në Prishtinë. Përveq kësaj shkolle, BE si donatori më i madh në Kosovë, është duke investuar në renovimin e gjashtë shkollave me mbi 6 milionë Euro në qytete të ndryshme të Kosovës. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

lufta ne ukraine rusia dhe bjellorusia akuzojne nato n per veprime armiqesore dhe destabilizuesec 67d3039a733e7
Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë! Rusia dhe Bjellorusia akuzojnë NATO-n për veprime armiqësore dhe destabilizuesec

laerti per gjestin nuk ka cfare te beje me ne shtepi 67d3054379277
Story i radhës

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë