Shkalla me të cilën trupat ruse po vriten në Ukrainë është ngadalësuar, sipas komenteve të zyrtarëve perëndimorë të raportuar nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell “Bota sot”.
Ata vunë re uljen pasi Rusia ngushtoi operacionet e saj për t’u përqëndruar në Ukrainën lindore.
Por shifrat janë ende “mjaft të larta”, citon Reuters të thonë ata.
Siç kemi raportuar, një këshilltar presidencial ukrainas ka pranuar se vendi i tij ka parë humbje në lindje – por pretendoi se shifrat e vetë Rusisë ishin “kolosale”.
Nuk kemi qenë në gjendje të verifikojmë pretendimin. Megjithatë, në fillim të këtij muaji, Kremlini pranoi se kishte përjetuar “humbje të konsiderueshme”.