Delegacioni i Kosovës në mbështetje të sportistëve në Lojërat Olimpike në “Paris 2024” është zvogëluar sot [ e hënë] për mbështetjen e xhudistit kosovar, Akil Gjakovës.
Në sallë gjendet vetëm kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zv/ministrja e Sportit, Daulina Osmani.
Aktualisht, Akil Gjakova është duke luftuar për finale.
Akil Gjakova është në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”. Pra është vetëm një fitore larg medaljes olimpike.
Në çerekfinale të kategorisë deri 73 kilogramë, Akili e mposhti xhudistin cilësor nga Italia, Manuel Lombardo.
Burimi: botasot.info