Zvicra shpreh mbështetje për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë

March 1, 2023
1 minut lexim

Zvicra njoftoi se mbështet bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, transmeton Anadolu.

Në një postim në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës ka përshëndetur takimin e fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel për “propozimin evropian” për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Në postim thuhet se Zvicra mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe shpreson se negociatat e mëtejshme do të japin rezultatet e dëshiruara.

Ndryshe, Vuçiq dhe Kurti u takuan veçmas dhe më pas në një takim trepalësh me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në Bruksel më 27 shkurt, për të diskutuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të njohur edhe si Plani Franko-Gjerman.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kumbulla vlerësohet si më i dobëti te Roma

Story i radhës

Përplasen dy automjete në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë