Përmes një referendumi dhe me një diferencë të ngushtë prej 50.06 për qind, zviceranët votuan pro rritjes së moshës së pensionit për gratë, nga 64 në 65 vjeç.
Reforma e parë e pensioneve në 25 vjet synon të stabilizojë fondin e pensionit për disa nga vitet e ardhshme.
Të majtët, sindikatat dhe shoqatat e grave e kishin refuzuar rritjen. Sipas tyre, së pari duhej garantuar që gratë të fitonin po aq sa burrat.
Barbara Gysi, këshilltare kombëtare e Partisë Socialdemokrate, deklaroi në një fjalim televiziv se, rezultati i referendumit është një humbje për ato gra që punojnë shumë, kanë një pagë të ulët dhe nuk mund të vendosin vetë kur të tërhiqen.