zvicra feston diten e saj kombetare 6a6d89e819ea1

Zvicra feston ditën e saj kombëtare

August 1, 2026
1 minut lexim

Zviceranët sot festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 Gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.

Në vitin 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe firmosën Kartën Federale e cila ishte baza e Konfederatës së sotme Zvicerane me 26 kantone.

Një grup burrash liridashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rutli në bregun e liqenit të Lucernit, në kantonin e Urit.

Megjithatë, kjo kartë u zbulua në vitin 1758 dhe Qeveria zvicerane e konsideroi zyrtarisht atë si dokument mbi të cilin ngrihej shteti i tyre nga fundi i viteve 1800.

Për herë të parë, 1 Gushti u festua në vitin 1891, ndërsa nga viti 1899 u bë festë vjetore.

Në vitin 1993, zviceranët votuan në masë që 1 Gushti të jetë festë kombëtare dhe kështu nga viti pasardhës, pra 1994, ajo u bë edhe ditë pushimi.

1 Gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e 63 te kunder qeverise dhe kryeministrit sot ne shesh edhe diaspora ka nisur numerimi mbrapsht per edi ramen 6a6d8953d2cf7
Lajmi i mëparshëm

Protesta e 63-të kundër qeverisë dhe kryeministrit, sot në shesh edhe diaspora: Ka nisur numërimi mbrapsht për Edi Ramën

katy perry ndez sunny hill valvit flamurin e kosoves ne nje spektakel magjik 6a6d8a7bad642
Lajmi i radhës

​Katy Perry ndez “Sunny Hill”, valvit flamurin e Kosovës në një spektakël magjik

Të fundit nga

ShkoLartë