ZV/ ministr i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi, sot në Tanushë mbikqyri fillimin e punimeve në rekonstruimin e rrugës regjionale R-2239 Çuçer Sandev – Tanushë, projekt i shumë pritur për banorët e këtyre vendbanimve i cili do të jua lehtësojë ndjeshëm komunikacionin dhe qasjen deri në qytetin e Shkupit.
Projekti ka gjatësi prej 5 km dhe janë paraparë 22.000.000 denarë mjete të ndara nga Ndërmarja Publike për Rrugët Shtetërore.
Gjatë kësaj vizite në Tanushë ishin të pranishëm edhe deputeti i zonës Berat Ajdari , drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë Kostadin Acevski, Kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës Sashko Kamnenoviq dhe dhe zv. Drejtorin e Doganave Muharem Hasani.
‘Kemi një vizion të qartë të asaj që bëjmë. Të gjitha projektet që po zbatojmë do të kontribuojnë në rritjen e prosperitetit të vendit tonë’ – thotë Rexhepi.