Zv.ministri i Mbrojtjes i RMV-së, Bashkim Hasani ka qenë pjesë e konferencës me vendet anëtare të NATO-s mbajtur në Gjermani kushtuar Ukrainës.
Në këtë konferencë, siç bënë të ditur Hasani, është konfirmua se gjithë bota është e gatshme për ta mbështetur Ukrainën edhe për një kohë të gjatë në luftën për vetëmbrojtje kundër Rusisë.
“Nën patronazhin e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, sot në Ramstein të Gjermanisë, u mbajt konferencë me temë “Ukraine Defence Contact Group” ku morrën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare dhe aleatë të NATO-s. Në këtë konferencë njëherit u konfirmua se gjithë bota është e gatshme për ta mbështetur Ukrainën edhe për një kohë të gjatë në luftën për vetëmbrojtje kundër Rusisë”, shkruan Bashkim Hasani, zv.ministër i Mbrojtjes.