ALI AHMETI DHE NAZIM BUSHI

zv/Ministri Bushi uron 22 vjetorin e MO-së përmes citateve ndër vite të Ali Ahmetit

August 13, 2023
1 minut lexim

Sot jemi më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, gjithmonë bashkë, – Ali Ahmeti. Me këtë citat të liderit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nazim Bushi ka uruar qytetarët e vendit me rastin e shënimit të 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Bushi me këtë rast gjithashtu ka thënë se pas luftës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001 dhe disa viteve përpjekje, tashmë po tejkalojmë edhe barrierat e fundit drejt barazisë së shumëkërkuar dhe të mohuar ndër vite.

Ky është statusi i plotë në facebook i zv/Ministrit Bushi:

Sot jemi më mirë se dje, po punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja, gjithmonë bashkë. – Ali Ahmeti

Me këtë thënie të udhëheqësit të shqiptarëve shpreh urimet e mia me rastin e 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Pas luftës dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001 dhe disa viteve përpjekje, tashmë po tejkalojmë edhe barrierat e fundit drejt barazisë së shumëkërkuar dhe të mohuar ndër vite.

Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tre universitete në gjuhën shqipe janë zyrtare kurse shqiptarët i gjen gati se në të gjitha dikasteret shtetërore.

Sot jemi pjesë e aleancës euro-amerikane, jemi NATO.

Ne po ndërtojmë autostrada me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës me të cilat edhe po unifikojmë kontrollet kufitare.

Negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian janë hapur dhe po përfundojmë skriningun.

Bashkë jemi më të fortë!

#22vjetMO #NATO #BE

MARKETING

RENT A CAR

vrasje me arme zjarri ne itali arrestohet ne vlore 29 vjecari i shpallur ne kerkim nderkombetar 64d8bcdbbadf4
Story i mëparshëm

Vrasje me armë zjarri në Itali/ Arrestohet në Vlorë 29-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

te gjithe po qeshin me ushtrimet e njesitit ushtarak te serbise 64d8c186e3a37
Story i radhës

Të gjithë po qeshin me ushtrimet e njësitit ushtarak të Serbisë

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë