Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së Lubotenit, informon GAZETA.MK
Bushi me këtë rast ka shkruar se sot 21 vite pas, por edhe përgjithmonë në këtë përvjetor të masakrës së Lubotenit i bashkohet gjithë popullit shqiptar në kujtesën për boshllëkun shpirtëror që la kjo ngjarje e hidhur në historinë më të re të popullit tonë.
Ky është statusi i plotë i Bushit:
Sot 21 vite pas, por edhe përgjithmonë në këtë përvjetor të masakrës së Lubotenit bashkohem me të gjithë në kujtesën për boshllëkun shpirtëror që la kjo ngjarje e hidhur në historinë më të re të popullit tonë.
Viktimat e masakrës së Lubotenit do të mbeten në kujtimin tonë, ndërsa gjaku i tyre do të mbetet i freskët që të ujit përherë lirinë që ne gëzojmë tani, e të cilën do ta jetojnë edhe brezat pas nesh.
Lavdi të rënëve për liri!