Zv/ministri Bushi në Forumin e Salcburgut: RMV përkrah nismat e përbashkëta në rajon për parandalimin e emigracionit

min lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi po merr pjesë në konferencën ministrore të Forumit të Salcburgut që po mbahet në Vjenë.

Bushi gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka thënë se Republika e Maqedonisë së Veriut pa rezervë përkrah të gjitha nismat e përbashkëta në rajon që kanë për qëllim ballafaqimin me sfidat e emigracionit dhe luftën kundër dukurive kriminele që burojnë nga ky fenomen. Ne si shtet njohim mirë rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare pasi që vetëm përmes tyre ne të gjithë bashkë mund të garantojmë sigurinë dhe stabilitetin politik të shteteve Europiane.

“Suksesi i çdo vendi, përkatësisht Ministrive për Punë të Brendshme varet nga mekanizmat efektive që kanë për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal si dhe nga këmbimi i informatave operative. Vlerësoj lartë se përkrahja e Bashkimit Europian është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe veprimi i institucioneve të BE-së në këtë fushë përmirëson ndjeshëm situatën me emigracionin”, ka thënë zëvendësministri i brendshëm Bushi.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, Nazim Bushi mbështetja e miqve ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut me qëllim të ballafaqimit tash e disa vite me flukse të njëpasnjëshme të emigrantëve në vendin tonë është e një rëndësie të veçantë.

Ky është postimi i plotë i zv/ministrit Bushi:

https://bit.ly/3OueNjs

Story i mëparshëm

Drejtori Halili në takimin ministror të organizuar nga KE në Tiranë: Diskutohet bashkëpunimi për inovacion, hulumtim, arsim e kulturë

Story i radhës

Besimi: Rreth 190 milionë euro nga BERZH-i për financimin e Shkup-Bllacë, EF Oslomej 2 dhe EF Manastir

Të fundit nga