Me nënshkrimin e Marrëveshjes me Fronteks-in (Agjencinë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare), Republika e Maqedonisë së Veriut forcoi edhe më tepër kapacitetet e sigurisë dhe njëherësh thelloi bashkëpunimin rajonal dhe europian. Kështu ka shkruan në faqen e tij zyrtare, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi pas ceremonisë së nënshkrimit të këtij dokumenti historik në Qeverinë e RMV-së.
Sipas Bushit, me këtë marrëveshje, ne si shtet realizuam edhe një hap më shumë drejt menaxhimit më të mirë të kufijve dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm që është interes i përbashkët si i Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe i Bashkimit Europian, proces ky që është dëshmuar gjatë viteve të kaluara, në veçanti gjatë krizës së emigrantëve prej fillimit të vitit 2015.
Ky është statusi i plotë i Bushit në facebook:
Sot me nënshkrimin e Marrëveshjes me Fronteksin (Agjencinë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare), Republika e Maqedonisë së Veriut forcoi edhe më tepër kapacitetet e sigurisë dhe njëherësh thelloi bashkëpunimin rajonal dhe europian.
Me këtë marrëveshje, ne si shtet realizuam edhe një hap më shumë drejt menaxhimit më të mirë të kufijve dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm që është interes i përbashkët si i Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe i Bashkimit Europian, proces ky që është dëshmuar gjatë viteve të kaluara, në veçanti gjatë krizës së emigrantëve prej fillimit të vitit 2015.
Një polici efikase, e besueshme dhe profesionale luan rol të rëndësishëm edhe gjatë procesit të negociatave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Europian. Menaxhimi i mirë i kufijve është jashtëzakonisht i rëndësishëm në drejtimin dhe kontrollin e masave të marra për mbrojtjen e sigurisë së vendit, qytetarëve tanë dhe vetë shteteve të BE-së.
#faleminderitBE