Me donacionin e radhës dhe të vlefshëm me qëllim rritjen cilësore të kapaciteteve të policisë kufitare që sot Ministria e Brendshme pranoi nga Republika Federale e Gjermanisë edhe njëherë u konfirmua se bashkëpunimi dhe partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona vazhdon të mbetet në nivelin më të lartë. Kështu është shprehur sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të radhës për dikasterin e tij nga ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein në emër të Republikës Federale të Gjermanisë.
Ky është postimi i plotë i Bushit në facebook:
Me donacionin e radhës dhe të vlefshëm me qëllim rritjen cilësore të kapaciteteve të policisë kufitare që sot Ministria e Brendshme pranoi nga Republika Federale e Gjermanisë edhe njëherë u konfirmua se bashkëpunimi dhe partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona vazhdon të mbetet në nivelin më të lartë.
Në prani të ambasadores së Gjermanisë në Shkup, znj. Anke Holstein gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të lartpërmendur, të gjithë bashkë u dakorduam se partneriteti dhe mbështetja e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve teknike dhe materiale në rrugën e integrimeve euroatlantike do të mbetet prioritet.
Me këto mjete të sofistikuara MPB do të forcojë edhe më tepër kapacitetet në kryerjen e mbikëqyrjes kufitare, transportin dhe shpërndarjen e pajisjeve teknike dhe materialeve në Qendrat Rajonale për Çështje Kufitare.
Falënderoj shtetin mik Gjermaninë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen sistematike të ngritjes së cilësisë së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme të vendit tonë.
#dankeDEUTSCHLAND