Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përvjetorin e 21 të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ka përzgjedhur ta përkujtoj me një nga deklaratat e shumta në këtë temë të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, informon GAZETA.MK
Ky është postimi i plotë i Bushit:
Sot, në përvjetorin e 21 të Marrëveshjes së Ohrit vlen të kujtojmë një nga shumë deklaratat e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti:
“Nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit kanë fituar të gjitha komunitetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kanë fituar edhe vetë Maqedonasit, pasi që të fitosh paqe dhe stabilitet, sigurisht që kjo është një fitore shumë e madhe.”
Rruga e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, tani dhe hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian ka kaluar përmes Ohrit, përkatësisht Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.