Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Zv.kryeministrja Gërkovska: Digjitalizimi mund të ndihmojë barazinë gjinore – Gazeta.mk

Zv.kryeministrja Gërkovska: Digjitalizimi mund të ndihmojë barazinë gjinore

min lexim

Organi i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shkup organizuan konferencën me temë “Gratë dhe digjitalizimi – tejkalimi i barrierave, hapja e mundësive për avancim të barazisë gjinore”, raporton Anadolu.

Zv.kryeministrja e Maqedonisë së Veriut për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në fjalën e saj tha se barazia gjinore është pjesë e parimeve themelore të demokracisë, duke shtuar se gratë nuk janë të përfaqësuara sa duhet në pozitat udhëheqëse.

“Digjitalizimi mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e situatës, siç janë mundësitë e reja për pjesëmarrje më të madhe të grave në tregun e punës, përfshirja më e madhe e tyre në ndryshime dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të tyre”, tha Gërkovska.

Ajo gjithashtu theksoi se gratë përballen me barriera gjinore dhe diskriminim gjatë qasjes së shërbimeve, duke shtuar se digjitalizimi mund të sjellë ndryshim dhe përmirësim.

Shefja e Zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq-Kastared, theksoi se digjitalizimi nuk është neutral në aspektin gjinor, sepse sipas saj, gratë dhe vajzat shpesh parandalohen ose nuk kanë mundësi dhe qasje në arsimin digjital dhe teknologjitë digjitale.

“Jo vetëm që digjitalizimi nuk është neutral në aspektin gjinor, por sjell edhe forma të reja të dhunës ndaj grave dhe vajzave ku autorët janë të padukshëm. Të gjitha këto duhet t’i themi dhe duhet t’i përsërisim. Duhet t’i përsërisim derisa nuk arrijmë ndryshim të vërtetë”, tha Ivanoviq-Kastared.

Në konferencë foli edhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigoryan; Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, si dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Pas fjalimeve hyrëse, janë planifikuar tre panel diskutime, ku do të diskutohet krijimi i mundësive të punësimit, hapja e rrugës drejt transformimit digjital, pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe mjetet digjitale për promovimin e barazisë gjinore.





Story i mëparshëm

Mbi 13 mijë pasgoditje në zonën e tërmeteve në Türkiye brenda një muaji

Story i radhës

PSD vendos para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit

Të fundit nga