zv kryeministri i pare bekim sali jo vetem jurisprudenca edhe shume tema tjera do gjejne zgjidhje 6a0ed961cdba2

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Jo vetëm jurisprudenca, edhe shumë tema tjera do gjejnë zgjidhje

May 21, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, i pyetur për provimin e jurisprudencës, tha se ata e kanë përkrahur këtë iniciativë dhe kontaktet e para me studentët i kanë patur tre muaj më parë ku janë zotuar për gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje.
Ai tha se nuk e kanë arsyetuar rrugën se si duan ta arrijnë qëllimin, ngase bëhet fjalë për çështje që zgjidhet në mënyrë institucionale.
Sali tha se janë në fazën e fundit të konsultimeve me ekspertë dhe se shumë shpejtë deri në marrjen e vendimit final.
“Që nga momenti i parë ka patur vullnet të mirë politik që të zgjidhet ky problem i cili për fat të keq në periudhën e kaluar duke patur parasysh edhe udhëheqësit e më parë që kanë patur ingerenca dhe mundësi politike për ta zgjidhur këtë problem ka mbet si temë e hapur dhe ne tani po e zgjidhim”, tha Sali.
Ai tha se nuk do të jetë vetëm jurisprudenca por do të zgjidhen edhe shumë tema tjera që do të zgjidhen njëherë e përgjithmonë.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

komisioni evropian miratoi kestin e ri prej 657 milione eurosh per maqedonine 6a0ebe8d196a0
Lajmi i mëparshëm

Komisioni Evropian miratoi këstin e ri prej 65,7 milionë eurosh për Maqedoninë

brenda nje jave pritet te promovohet zgjidhja per provimin e jurisprudences ne shqip njofton sali 6a0edaad8cf63
Lajmi i radhës

Brenda një jave pritet të promovohet zgjidhja për provimin e jurisprudencës në shqip, njofton Sali

Të fundit nga

ShkoLartë