Në këtë ditë të veçantë për Europën, për vendet Europiane dhe për ne që gjeografikisht jemi pjesë e saj, por dhe me zemër gjithashtu, uroj që sa më shpejtë kjo ëndërr e kahmotshme, ky ideal i yni edhe formalisht të bëhet realitet!
Shqiptarët dhe Maqedonia e Veriut dëshmuan se janë plotësisht të përkushtuar dhe vazhdojnë përpjekjet për ti përmbushur të gjitha kriteret për të qenë anëtare e barabartë e familjes së madhe!
Jemi një hap përballë derës së madhe, të cilën e shohim me shumë dashuri, energji dhe përkushtim, sepse vetëm aty ndjehemi të prosperuar dhe të sigurtë!
Rroftë e qoftë përgjithmonë familja e madhe bashkë me të gjithë ne!
Gëzuar ditëlindjen Europë!