Meta do të mbajë evenimentin e saj vjetor të realitetit virtual më 11 Tetor tha Mark Zuckerberg.
Përmes një njoftimi në Facebook, Zuckerberg shfaqet duke mbajtur një pajisje të realitetit virtual, që me shumë gjasa është Project Cambria, një pajisje e shumë përfolur dhe e fuqishme e realitetit të miksuar.
Produkti dhe mënyra sesi do të pritet do të testojë aftësinë Meta për të krijuar një produkt që përfshin realitetit e shtuar dhe atë virtual.
Meta ka shpenzuar afro 10 miliardë dollarë në vit si pjesë e vizionit të Zuckerberg për krijimin e platformës së ardhshme të softuerit dhe një arsye pse teknologjia nuk ka ecur është sepse hardueri nuk përmbush dot nevojat e saj.
Lançimi i një produkti të tillë do ti jepte Meta një avantazh ndaj kompanive si Apple të cilët ende nuk kanë një pajisje të tyre por që mund të vijë nga viti i ardhshëm sipas raportimeve.
Spekulohet se pajisja e Facebook do të kushtojë 800 dollarë apo më shumë, duke lënë në hije koston e Meta Quest 2. Përveç Project Cambria, Meta do të diskutojë edhe përditësime të Horizon Worlds, rrjetit social metaverse. /PCWorld Albanian