zuckerberg thote se whatsapp eshte me i sigurte se imessage 634e5cb2423d1

Zuckerberg thotë se WhatsApp është më i sigurtë se iMessage

October 18, 2022
1 minut lexim

Një reklamë e re për WhatsApp vë në shënjestër Apple që refuzon të ofrojë komunikim të enkriptuar dhe funksionalitete të avancuara për platformat jo-Apple.

Në median social Mark Zuckerberg dhe CEO i WhatsApp Will Cathcart krahasuan aplikacionin me iMessage.

Reklama tregon tre mesazhe me tre ngjyra të ndryshme. Njëra është jeshile që përfaqëson SMS-të dhe MMS-të në iPhone dhe njëra është blu që përfaqëson iMessage.

Një imazh i tretë ka sfond të bardhë dhe etiketën “Private Bubble” për të karakterizuar WhatsApp dhe funksionet e saj të privatësisë.

Kufizimet e iMessage në iPhone e bëjnë më pak të sigurte se WhatsApp është nënkuptimi i kësaj reklame.

Shërbimi i Apple ofron enkriptim fundor kur të gjithë përdoruesit në një bisedë përdorin pajisjet Apple. Por në rast të kundërt iPhone automatikisht kalon në formatet SMS dhe MMS kur komunikon me platformat Android.

Zuckerberg dhe Cathcart thanë se enkriptimi fundor i WhatsApp shtrihet në të gjitha platformat.

Edhe Google ka kritikuar politikën e Apple në fillim të vitit duke inkurajuar kompaninë të lejojë komunikimin RCS në iPhone. Google adoptoi RCS në Android vitin e kaluar i cili është gjithashtu me enkriptim fundor.

Kompania është ankuar se Google kyç përdoruesit në ekosistemin e saj. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

greqia u kerkon shtetasve te saj te largohen menjehere nga ukraina 634e58b490811
Story i mëparshëm

Greqia u kërkon shtetasve të saj të largohen menjëherë nga Ukraina

ekipi me i mire i vitit kroos nuk mund ta besoje se city e mposhti real madridin 634e5e5693fd8
Story i radhës

Ekipi më i mirë i vitit/Kroos nuk mund ta besojë se City e mposhti Real Madridin

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë