zuckerberg mbron meten ne gjyqin e shekullit per monopolin e mediave sociale 67fef2d02ad81

Zuckerberg mbron Metën në ‘gjyqin e shekullit’ për monopolin e mediave sociale

April 16, 2025
1 minut lexim

Facebook dikur kishte marrë vendimin për ta mbajtur Instagramin “gjallë”, në mënyrë që të shmangte që kompania të përfundonte në “murin e turpit” dhe të urrejtjes.

Në një mesazh nga shkurti i vitit 2012, drejtori ekzekutiv i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, po luante me idenë për të blerë Instagramin, por pa pasur ndonjë qëllim të madh për ta përdorur në mënyrë të theksuar.

Fillimisht, ai nuk kishte në plan të bënte ndonjë gjë më të madhe me këtë platformë që sot është jashtëzakonisht popullore. Synimi ishte thjesht ta mbante aplikacionin “gjallë”, që konkurrentë të rinj të mos përfitonin nga ai dhe ta merrnin për vete, shkruan bbc.

Gjatë dëshmisë së djeshme, në kuadër të gjyqit kundër kompanisë Meta për praktika anti-monopol, Zuckerberg iu referua këtij plani dhe ideve të hershme, duke theksuar se në fund, Facebook nuk shkoi në atë drejtim.

“Duke mos i fikur produktet e tyre, ne parandalojmë që të gjithë të na urrejnë dhe sigurojmë që menjëherë të mos krijohet një boshllëk në treg që dikush tjetër mund ta mbushë. Në vend të kësaj, e gjithë zhvillimi i mëtejshëm do të shkojë drejt produkteve tona kryesore”, shkruante Zuckerberg në mesazhin e asaj kohe.

Avokati i FTC-së sugjeroi se kjo kishte ndodhur vetëm disa muaj përpara se të kryhej blerja e Instagramit. Ky është procesi i tretë gjyqësor në Shtetet e Bashkuara që përpiqet të thyejë monopolin teknologjik gjatë viteve të fundit, pas dy çështjeve të veçanta që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur kundër Google, për shkak të aktivitetit të kompanisë në fushën e kërkimeve dhe teknologjisë së reklamave.

Pritet që procesi gjyqësor mes Metës dhe FTC-së të zgjasë për një kohë të gjatë, ndërsa gjykatësi kryesor do të dëgjojë dhe shqyrtojë argumentet për më shumë se dy muaj, për të vendosur nëse Meta (dikur Facebook) e ka monopolizuar në mënyrë të paligjshme tregun për të favorizuar shërbimet e veta të rrjeteve sociale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mund te kishte rreshqitur kualifikimi araujo flet per barcen qe arriti ne gjysmefinale 67fef1e0c83e9
Story i mëparshëm

“Mund të kishte rrëshqitur kualifikimi” – Araujo flet për Barçën që arriti në gjysmëfinale

komentet per peshen sara me pergjigje te prere 67ff2f88c2937
Story i radhës

Komentet për peshën, Sara me përgjigje të prerë

Të fundit nga

ShkoLartë