zrre ja neser pritet te marre vendimin per cmimet e reja te rrymes 67fe99fcd0161

ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendimin për çmimet e reja të rrymës

April 15, 2025
1 minut lexim

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), të mërkurën do të mbajë mbledhje, duke filluar nga ora 08:30.

Në këtë mbledhje janë caktuar 7 pika të rendit të ditës, ndërsa ndër to janë edhe shqyrtimi i propozimeve për aprovimin e tarifave për KOSTT-in, KEDS-in dhe KESCO-n.

“Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimin e Rrjetit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave për Shfrytëzimit e Rrjetit të Shpërndarjes (OSSH); Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e Tarifave  per Furnizuesin me Shërbim Universal (FSHU)”, janë tri pikat që do të hidhen në diskutim.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve për paralajmërimin e shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

plakat e prillit te moshuarat tregojne se cfare eshte legjenda e diteve me mot te keq 67fe9060ca219
Story i mëparshëm

“Plakat e Prillit”/ Të moshuarat tregojnë se çfarë është legjenda e ditëve me mot të keq

mbappe mungon vetem nje ndeshje 67fe9d838bd0d
Story i radhës

Mbappe mungon vetëm një ndeshje

Të fundit nga

ShkoLartë