Bujar Osmani tha se Maqedonia e Veriut ka aq shumë të mira që ia ka dhënë Zoti që duhet vetëm pak punë për të bërë një jetë evropiane, transmeton TV21.
Osmani tha se duhet vetëm pak për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe Maqedonia do të bëhet ëndërr për çdo qytetarë të Evropës që do të dëshirojë të jetojë.
“I kemi filluar bisedimet me BE, sa pak na duhet për ta bërë këtë vend anëtare të BE-së dhe do të bëhet ky vend jo vetëm ëndërr për të jetuar ne që jemi këtu, jo vetëm për t’u kthyer ata që e kanë lëshuar vendin, por do të bëhet ëndërr për çdo qytetarë të Evropës të ketë aspiratë të jetoj këtu për shkak se i kemi të gjitha parakushtet”, tha Osmani.
Burimi: tv21