Zorrët ju kërcasin dhe nuk jeni të uritur, ja pse ndodh kjo

March 26, 2022
1 minut lexim

Kur ju ndodh dhimbje barku dhe nuk e keni idenë se cila mund të jetë arsyeja, kushtojini vëmendje gjërave që vijojnë më poshtë!

Lëvizjet e zorrëve janë zakonisht një fenomen i padëmshëm, por ka simptoma që tregojnë se kur është koha për të bërë një kontroll mjekësor.

Kur ju kërcasin zorrët, zakonisht ju shkon mendje që nuk keni ngrënë gjatë gjithë ditës. Më pas ndodh kërcitja si një mekanizëm mbrojtës i stomakut dhe trupit tonë.

Megjithatë, ka një kërcitje që ndodh pa e pasur as idenë më të vogël për shkakun e saj.

Përveç kësaj, ju as nuk mund ta dini nëse zorrët tuaja po kërcasin apo të personit që ndodhet pranë jush.

Kërcitja e zorrëve pas ngrënies do të thotë që ushqimi po tretet ose që ajri dhe lëngjet po qarkullojnë nëpër zorrët. Tingujt që ndodhin nënkuptojnë se ka një tkurrje të muskujve, e cila synon të drejtojë ushqimin drejt daljes.

Megjithatë, shkaku mund të fshihet në medikamente, veçanërisht nëse ato janë laksativë ose alergji ndaj ushqimeve të caktuara. Ngërçe të tilla mund të shoqërohen me simptoma të tilla si dhimbje barku, diarre, gjak në jashtëqitje, si dhe ënjtje.

Sigurisht që këto simptoma kërkojnë një vizitë te mjeku dhe ekzaminimet me shumë gjasa do të kryhen në gastroskopi ose kolonoskopi. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se jashtëqitja mund të ndërpritet me çaj xhenxhefili ose nenexhik.

Përveç kësaj, nëse konsumoni shumë sheqer gjatë ditës, zorrët tuaja ka shumë të ngjarë të kërcasin. Për shembull, fruktoza e gjetur në fruta dhe lëngje të gazuara, si dhe sorbitoli, një sheqer që gjendet në fruta, mund të shkaktojnë kërcitje në stomak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Prapaskena/ “Ministri rus i Mbrojtjes pësoi atak në zemër pas akuzës së rëndë”, ja për çka e fajëson Putin

Story i radhës

KBF Junior 06 Moni Bau shënon fitore bindëse! Rushiti: Ndeshje shumë e rëndësishme për ne

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë