Zoran Bozhinovski mbrëmë është rrahur fizikisht në Manastir, policia e heton rastin

October 26, 2022
1 minut lexim

Ngjarja ka ndodhur para dyerve të ndërtesës së tij dhe ai ka përfunduar në spitalin e Manastirit me hundë të thyer dhe lëndime në kokë, por nuk është shtruar në spital, konfirmoi bashkëshortja e tij Panda Solunçevska, e cila ishte me të gjatë sulmit.

Bozhinovski pas sanimit të lëndimeve të marra është lëshuar për trajtim shtëpiak, me rekomandim që sot të paraqitet në kontroll.

“Jam gjallë, me plagë që do kalojnë, familja ime është e shqetësuar dhe e tronditur, qiramarrësit në disa ndërtesa në lagjen time mbrëmë kanë marrë mesazh: Nuk jeni të sigurt, ky është vend i pasigurt, çdo kush para dyerve tuaj mund t’iu rrahë, mos pritni më mirë!!”, tha Bozhinovski.

Nga MPB konfirmojnë se ngjarja është raportuar në polici rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme dhe se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Dënimi i dhunës ndaj punonjësve të medias erdhi nga partitë Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët, nga ku u bënë thirrje autoriteteve që të gjejnë sa më shpejt porositësit dhe autorët dhe të ndëshkohen ashpër./]

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

(VIDEO) Kryetarja e Komisionit Evropian në Shkup, theksohet rëndësia e energjetikës

Story i radhës

Messi “kërcënon” Ronaldon

Të fundit nga

ShkoLartë