Zoom në konkurrencë të hapur me Microsoft 365 dhe Google Workspace

November 9, 2022
1 minut lexim

Siç pritej Zoom po përgatitet të përballet me Microsoft 365 dhe Google Workspace në hapësira të tjera përtej video thirrjeve dhe bisedave me tekst.

Në konferencën Zoomtopia kompania prezantoi disa funksionalitete të reja të cilat po vinë në platformë përfshirë dy produktive si: email dhe kalendari.

Përdoruesit mund të lidhin shërbime emaili dhe kalendari të palëve të treta në Zoom dhe ti aksesojnë përmes aplikacionit desktop.

Kompania thotë se kjo do tu kursejë kohë përdoruesve të cilët nuk kanë më nevojë të ndërrojnë aplikacione apo të gjejnë tabin ku kanë hapur emailin ose kalendarin.

Ata që kanë planet Zoom One Pro ose Zoom Standard Pro do të mund të aktivizojnë emailet përmes platformës. Gjithashtu është përfshirë një kapacitet prej 100GB.

Mesazhet e dërguara përmes Zoom Mail Service do të kenë enkriptim fundor. Sa i përket Zoom Calendar, do të ofrohen opsione për të parë cilat kontakte tuaja janë bashkuar një takimi si dhe të planifikohen thirrje audio dhe video.

Në 2023 pritet një funksionalitet i ri quajtur Zoom Spots. Kompania i përshkruan si hapësira “coworking” virtuale ku kolegët mund të qëndrojnë më të lidhur gjatë një dite pune.

Bizneset së shpejti mund të përdorin Zoom Virtual Agent, një chatbot me IA për të ndihmuar konsumatorët të zgjidhin probleme. Mjeti do të jetë i disponueshëm në fillim të 2023.

Zhvilluesit do të kenë mundësi të bëjnë para nga Zoom Apps Marketplace. Së fundit Zoom Phone do të vijë në ueb së bashku me një aplikacion progresiv për ChromeOS.

Përmirësime janë aplikuar edhe në takimet Zoom. Funksionaliteti Smart Recordings ka inteligjencë artificiale për të gjeneruar një përmbledhje. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përleshje në Athinë, protestë popullore kundër rritjes së çmimeve

Story i radhës

​Son zbulon nëse do të luajë në Kampionatin Botëror

Të fundit nga

ShkoLartë