Zoom mund të ketë ambicie për tu zgjeruar përtej biznesit të video thirrjeve. Sipas The Information, kompania ka shpenzuar dy vitet efundit duke zhvilluar zgjidhjet e saj për emailin dhe kalendarin.
Quajtur nga brenda kompanisë si Zmail dhe Zcal, Zoom pritet të prezantojë aplikacionet e reja në konferencën vjetore Zoomtopia në Nëntor.
Por shtrohet pyetja se a ka nevojë bota për një tjetër suitë aplikacionesh produktive? Duke parë nga perspektiva e Zoom, kompania i shikon këto aplikacione po aq të rëndësishme sa edhe mbijetesa e saj.
Kompania që u rrit me shpejtësi gjatë pandemisë nisur nga trendi i ri punës hibride nga shtëpia dhe zyrat, Zoom mbeti një lojtar i madh në industri edhe pas saj duke regjistruar 1.1 miliardë dollarë të ardhura në tre mujorin e fundit.
Përtej këtyre zhvillimeve pozitive, kompania ka vënë re një ngadalësim të rritjes ndërsa çmimi i aksioneve të saj ka rënë në nivelet e para pandemisë.
Gjithashtu çdo ditë e më shumë po e gjen veten në një situatë të ngjashme me kompanitë që konkurron si Google dhe Microsoft. Një prej pikave të dobëta të Zoom është se shumë biznese e përdorin aplikacionin në kombinim me Workspace dhe office 365.
Suitat e Microsoft dhe Google mbulojnë thuajse çdo nevojë të bizneseve. /PCWorld Albanian