Zonja e Parë Emine Erdoğan takon vajzën e Malcolm X-it në Türkiye

1 minut lexim

Zonja e Parë e Türkiyes, Emine Erdoğan, u takua të premten në Türkiye me Ilyasah Shabazz, vajzën e liderit të të drejtave civile në SHBA, Malcolm X, raporton Anadolu.

Zonja Erdoğan tha se folën për aktivitetet e Qendrës Përkujtimore dhe Edukative Malcolm X dhe Dr. Betty Shabazz.

“Rezistenca e nisur me guxim nga Malcolm X në luftën kundër racizmit dhe islamofobisë u bë shkëndija e parë e një transformimi global”, shkroi Erdoğan në rrjetin social “X”, teksa shprehu kënaqësi për pritjen e Shabazzit në Türkiye.

“Nëpërmjet përpjekjeve të Qendrës Edukative të krijuar si simbol i këtij mirëkuptimi, dëshiroj që bindjet dhe vendosmëria e Malcolm X-it të arrijnë te të gjithë të rinjtë në botë”, ka thënë Erdoğan.





Story i mëparshëm

Marrëveshja BE-Tunizi, Von der Leyen përgjegjëse për emigrantët

Story i radhës

Ministria e Drejtësisë do të kryen mbikëqyrje në sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike

Të fundit nga