Zogiani kritikon komunat: S`ka bllokim të llogarive, ka shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar

October 29, 2024
1 minut lexim

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, ka kritikuar komunat për shpenzim të buxhetit, duke thënë se atë po e bëjnë në mënyrë të paplanifikuar.

Duke komentuar lajmin për bllokimin e xhirollogarisë të Komunës së Suharekës, ai ka vlerësuar se nuk ka bllokim të llogarive.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se fjala është për shpenzim të buxhetit.

“Ky titull është vetëm njëra anë e medaljes. Edhe pse bllokim të llogarive nuk ka, por fjala është për shpenzim të buxhetit në mënyrë të paplanifikuar! Ana tjetër është mungesa e përpjekjes së komunave për ta mbrojtur vet-veten në gjykata, mos-verifikimi i çuditshëm i evidencave nga gjykatat, dhe sidomos mos-planifikimi i buxhetit nga komunat sipas një qarkoreje këshilluese nga MFPT!”, ka shkruar Zogiani.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pjesë e grupit të Emiliano Ramazanit, zbardhen detajet nga ngjarja në Elbasan

Story i radhës

Arben Vitia e Elbert Krasniqi vizitojnë Gjakovë

Të fundit nga

ShkoLartë