Zogaj-Reka thotë se në Ferizaj nxënësitt që e braktisin shkollimin në fund të vitit pajisen me dëftesa

July 21, 2023
1 minut lexim

Kryetarja e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj-Reka, thotë se komisioni që ekziston në kuadër të Drejtorisë Komunale të Arsimit nuk po e bënë punën siç duhet kundër dukurisë së braktisjes së shkollës nga nxënësit.

Zogaj-Reka, në pozitën e mësimdhënëses deklaron se ka raste të braktisjes që nuk evidentohen, madje thotë që atyre fëmijëve që e kanë braktisur shkollimin u vendosen nota pa shkuar fare në shkollë.

“Në kuadër të DKA-së në Ferizaj ka ekzistuar një komision kundër braktisjes, por është një komision që nuk e kryen punën e vetë siç duhet. Unë jam vet mësimdhënëse, di raste të braktisjes që nuk evidentohen apo në fund të vitit dhe në gjysmëvjetor i vendosen notat pa e parë kurrë atë fëmijë në shkollë”, tha ajo.

Ajo thotë se manipulohet me rastet që e braktisin shkollimin, si dhe në fund të vitit shkollor pajisen me dëftesa.

“Manipulohet me rastet që braktisin shkollimin, por ata në fund marrin një dëftesë. Këto çështje ne i kemi raportuar si organizatë po edhe si pjesëmarrëse në arsim, dhe sigurisht që së shpejti do të verifikohet se çfarë është kjo. Është shqetësuese, mendoj që të njëjtat duhet të hulumtohen edhe në komunat e tjera. Fillimisht është një gjë që duhet ta brengos vetë komisionin kundër braktisjes që ekziston në kuadër të DKA-së “, tha kryetarja e Qendrës së LVV-së në Ferizaj.

Komuna e Ferizajt gjatë muajve të fundit po përballet me braktisje të nxënësve në disa shkolla fillore, braktisja më e madhe po ndodh në ato shkolla që kanë nxënës të komunitetit Ashkali si ajo “Ahmet Hoxha”, “Naim Frashëri”, “Tefik Çanga”, “Vezir Jashari” dhe disa shkolla të tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaban Sinani: Njerëzit kompetent duhet të japin llogari

Story i radhës

Arrestohet për përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij në prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë