znam e jep drejtesine e merr mbrojtjen vmro e kerkon kumanoven kurse znam komunen qender 67f2c9909489d

Znam e jep Drejtësinë e merr Mbrojtjen, VMRO e kërkon Kumanovën kurse Znam komunën Qendër!?

April 6, 2025
1 minut lexim

Shkup, 6 prill – Në prag të zgjedhjeve lokale janë duke u zhvilluar negociata intensive mes partnerëve të koalicionit në qeveri, këtu nuk përjashtohet as VMRO-DPMNE-ja dhe Lëvizja ZNAM, mëson TV21 nga burime të mirëinformuara.

Burimet informojnë se është duke u shqyrtuar mundësia e bashkëpunimit në zgjedhjet lokale mes këtyre dy subjekteve, por në të njëjtën kohë po hapen edhe temat që kanë të bëjnë me një rikonstruim të mundshëm të Qeverisë.

Sipas informacioneve tona, VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar Ministrinë e Drejtësisë, duke pasur parasysh se ky resor aktualisht është në duart e ZNAM-it. Në këmbim, VMRO-ja do ta japë Ministrinë e Mbrojtjes, e cila tani menaxhohet nga VMRO-DPMNE, por me kusht që ministër i ri të jetë Maksim Dimitrievski, kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i ZNAM.

Në të njëjtën paketë negociatash, VMRO-DPMNE kërkon mbështetje nga ZNAM për kandidatin e tyre për kryetar të Kumanovës, ndërsa në këmbim do ta përkrahin kandidatin e ZNAM-it për Komunën e Qendër.

Sipas informacioneve tona negociatat ende vijojnë, ndërsa nëse një marrëveshje e e këtillë do të realizohej, do të varet nga kalkulimet e të dyja palëve për përfitime politike.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

reshje bore ne pjesen me te madhe te maqedonise se veriut 67f2c98d06d0b
Story i mëparshëm

Reshje bore në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut

arrestohet 49 vjecari merrte dokumente ne kadaster si i derguari i altin dumanit te rreme 67f2cf2e7ae56
Story i radhës

Arrestohet 49-vjeçari, merrte dokumente në Kadastër si i dërguari i “Altin Dumanit” të rremë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë