zka paraqiti rezultatet e tri auditimeve te performances dhe pajtueshmerise 67d963538477a

​ZKA paraqiti rezultatet e tri auditimeve të performancës dhe pajtueshmërisë

March 18, 2025
min lexim

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka prezantuar rezultatet kryesore të tri auditimeve të kryera të performancës dhe pajtueshmërisë, që kanë të bëjnë me efikasitetin dhe efektivitetin e procesit të ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës, efikasitetin në realizimin e projektit “Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak”, si dhe raportin e auditimit të pajtueshmërisë për Kompaninë për Menaxhimin e Deponisë se Mbeturinave të Kosovës, (KMDK).

Në një konferencë për media, Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca tha se Komuna e Prishtinës gjatë periudhës 2021-2023, nuk ishte efikase as efektive në procese nga lëshimi i lejeve të ndërtimit.

Spanca: Komuna e Prishtinës gjatë periudhës 2021-2023, nuk ishte efikase as efektive

“Rezultatet auditimit kanë treguar se Komuna e Prishtinës gjatë periudhës 2021-2023, nuk ishte efikase as efektive në procese nga lëshimi i lejeve të ndërtimit deri te pajisja me certifikata të përdorimit. Ka mungesë të kontrolleve gjatë lëshimit të kushteve ndërtimore, trajtim jo të barabartë të kërkesave për leje ndërtimore, mungesë të inspektimeve të mirëfillta dhe të rregullta si dhe mekanizmi për pajisje me certifikatë të përdorimit nuk është efektiv. Vetëm 15 për qind e lejeve të lëshuara për ndërtim gjatë viteve 2017-2021 janë pajisur me certifikatë të përdorimit. Sipërfaqja ndërtimore e lejuar në leje të lëshuar krahasuar me kushtet ndërtimore është tejkaluar deri në 56 për qind, apo në tri deri në pesë kate më të larta se sa janë paraparë në plan. Vonesat në lëshimin e lejeve ndërtimore sillen nga 3 deri në 30 muaj. Kjo rrjedhë si rezultat i shpërndarjes jo te duhur te detyrave tek zyrtarët përgjegjës, ku një zyrtari i është deleguar trajtimi i rreth 100 lejeve të ndërtimit, ndërsa një tjetri vetëm dy”, tha Spanca.

Ndërsa ka thënë se kishte vonesa në përgjigje ndaj kërkesave të investitorëve për inspektim nga tetë deri në 60 ditë, gjë që ka ndikuar edhe në uljen dhe vullnetin e investitorëve për të bërë kërkesë për inspektim.

Derisa çështjet kryesore të ngritura në këtë raport janë se, Prishtinës i mungojnë planet rregulluese të detajuara e për pasojë ndërtimet janë zhvilluar pa ndonjë strukturë urbane.

Çështje tjetër e ngritur është se Komuna e Prishtinës ka dështuar në hartimin dhe nxjerrjen e planeve rregullative të detajuara, ku janë vërejtur se ndërtesat planifikuara me tetë dhe dhjetë kate, u janë shtuar tri deri në pesë kate përtej kushteve ndërtimore, duke e mbingarkuar qytetin.

Sa i përket auditimit, efikasiteti në realizimin e projektit ‘Rehabilitimi i Linjës 10 Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak’, Spanca tha se për realizimin e këtij projekti, janë siguruar financime të konsiderueshme nga disa burime ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat pas përtëritjes se disa marrëveshjeve nga Infrakos dhe Qeveria e Kosovës dhe palët e tjera, në vitin 2023 kanë arrit në vlerë 250 milion euro.

Spanca: Realizimi i shpenzimeve për këtë projekt nga viti 2008 deri në vitin 2020 ka qenë shumë i ulët

“Për realizimin e këtij projekti, janë siguruar financime të konsiderueshme nga disa burime ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat pas përtëritjes së disa marrëveshjeve nga Infrakos dhe Qeveria e Kosovës dhe palët e tjera, në vitin 2023 kanë arrit ne vlerë 250 milion euro. Në vitin 2015 Infrakos duke u mbështetur nga Qeveria e Kosovës, ka nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 208 milion euro me BERZh, Bankën Evropiane të Investimeve, e ratifikuar më pas në Kuvendin e Kosovës. Nga kjo vlerë, 50% janë nënshkruar grante nga BE, BERZh, dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (tutje KIBP). Tutje, në vitin 2023 nevoja për hua shtesë si pasojë e vonesës në realizim ka bërë që të kërkohen edhe 38 milion euro hua dhe katër milion fonde tjera të cilat e rrisin vlerën totale të projektit në 250 milion euro. Gjatë viteve 2015-2024 për projektin ‘Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore 10 Hani i Elezit – Leshak’ janë paguar 92,3 milion euro apo 37% e fondeve të ndara. Nga të dhënat e mbledhura ka rezultuar se realizimi i shpenzimeve për këtë projekt nga viti 2008 deri në vitin 2020 ka qenë shumë i ulët”, nënvizoi Spanca.

Ajo tha se mbyllja e linjave Fushë Kosovë-Hani i Elezit dhe Fushë Kosovë-Mitrovicë, përveç jo transparente ka edhe kostot e saj.

Derisa për auditimin e tretë, që ka të bëjë më vlerësimin e pajtueshmërisë me Kontratën ”Mirëmbajtja dhe Riparimi i Infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit të KMDK-së, ndryshe Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës”, ajo tha se objektivi i auditimit të pajtueshmërisë kishte për qëllim të vlerësoj nëse KMDK ka bërë menaxhimin e kontratës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Spanca: Kompania nuk ka arritur të bëj menaxhimin e kontratës sipas kërkesave ligjore

“Kompania në shtator të vitit 2021 kishte lidhur kontratë publike kornizë, Mirëmbajtja dhe riparimi i infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit të KMDK-së me vlerë totale indikative 1,.4 milionë euro për periudhën tre vjeçare. Ndërsa sipas auditimit shpenzimet për këtë kontratë deri në qershor 2023 ishin 1,7 milionë euro. Konkluzioni i auditimit është se Kompania nuk ka arritur të bëj menaxhimin e kontratës sipas kërkesave ligjore. Devijimi nga kushtet e kontratës është material për faktin se në tetë pozicione lidhur me menaxhimin e kontratës, sasitë e parashikuara me kontratën kornizë ishin tejkaluar mbi limitin e lejuar ligjor prej 30 për qind ndërkohë që 46 pozicione tjera nuk ishin realizuar fare. Pra, tejkalimet e sasive të kontraktuara për pozicione të caktuara ishin me një kosto shtesë prej rreth 1 milion euro, mbi pragun e lejuar prej 30 për qind”, ka përfunduar Spanca.

Ndërsa Spanca ka thënë se për dallim prej viteve paraprake, plani i këtij viti është më ambicioz, pasi për herë të parë është rritur dukshëm numri i auditimeve të veçanta të pajtueshmërisë në fusha të rëndësishme.

Përderisa në vitin e kaluar janë kryer dy, këtë vit sipas saj, janë planifikuar 12 sosh.

Spanca tha se auditimet të cilat janë planifikuar të publikohen këtë vit janë edhe furnizimi me barna për shëndetësinë primare dhe sëmundjet e rralla, menaxhimi i lejeve të ndërtimit në Fushë Kosovë, ndërtimi i sheshit së bashku me nënkalimet dhe parkingun nëntokësor në qytetin e Malishevës.

Në anën tjetër, ajo tha se në fushën e auditimeve të performancës kanë vazhduar bashkëpunimin me Kontrollin e Lartë të Shtetit të Shqipërisë.

Derisa nënvizoi se gjatë këtij viti me KLSH-në kanë filluar Auditimin Paralel “Mbrojtja dhe Siguria e Digave në Kosovë dhe Shqipëri”. Siç tha ajo, Kosova përballet me sfida të konsiderueshme në menaxhimin dhe sigurimin e burimeve të saj ujore, për shkak të rezervave të kufizuara dhe ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Ndërsa, ka theksuar se rreziqet e mundshme për dëmtim të digave për shkak të vjetërsisë se tyre, por edhe nisur nga ngjarja e fundit në kanalin e Ibër Lepencit kanë qenë arsyet kryesore sipas Spancës që të zhvillojmë këtë auditim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trazirat e reja globale sjellin nje afrim te ri mes ankarase dhe brukselit 67d962da0510e
Story i mëparshëm

Trazirat e reja globale sjellin një afrim të ri mes Ankarasë dhe Brukselit

nuk ishte i ftuar ne ditelindjen e sares shperthen vullnet krasniqi ne
Story i radhës

Nuk ishte i ftuar në ditëlindjen e Sarës, shpërthen Vullnet Krasniqi në “X”!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë