Zjarri shkrumbon autobusin, nuk ka të lënduar

Sot në mesditë në Shkup autobusi i linjës 57 është kapluar nga zjarri. Nga Ndërmarrja Publike Qarkulluese -Shkup (NQP) njoftojnë se nga zjarri është shkaktuar vetëm dëm material dhe se nuk ka pasagjer të lënduar.

“Në autobusin dykatësh “Yutong” që qarkullon në linjën 57 ka pasur zjarr, në të cilin fatmirësisht nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin e rënies së zjarrit autobusi ka qenë në stacionin e fundit në lagjen Nerez dhe në autobus nuk ka pasur pasagjerë”, njoftojnë nga NQP-Shkupi.

Ekipi i MPB-së ka dalë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e zjarrit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mësohen çiftet çerekfinaliste të Ligës Unike

Story i radhës

Aliti: Krenar dhe i lumtur me golin e parë

Të fundit nga