zjarri ne vlore merr permasa te medha reagon kryetarja e bashkise nuk rrezikohen banesat 6a8e7ed1dafd5

​Zjarri në Vlorë merr përmasa të mëdha, reagon kryetarja e bashkisë: Nuk rrezikohen banesat

August 26, 2026
1 minut lexim

Zjarri në Shashicë të Vlorës në Shqipëri ka marrë përmasa të mëdha për shkak se favorizohet edhe nga era. Ndërsa ndërhyrja e forcave vështirësohet nga terreni i thyer.

Në një reagim për situatën, kryetarja e bashkisë, Brunilda Mersini bëri të ditur se aktualisht nuk ka rrezik për banesat, pasi në afërsi të vatrës nuk ka zona të banuara.

“Aktualisht nuk paraqet rrezik duke mos pasur banesa përreth. Të gjitha forcat e emergjencës janë në terren, në gatishmëri të plotë, pavarësisht vështirësive të ndërhyrjes për shkak të terrenit të thyer. Situata po ndiqet në vazhdimësi dhe forcat do të qëndrojnë në terren për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e banuara”, tha Mersini.

Forcat e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për të kufizuar perimetrin e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve, shkruan Euronews Albania.

Kryebashkiakja tha se banorëve të zonës u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të lehtësojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës. Shashica ndodhet rreth 8 km nga qyteti i Vlorës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

28 vjet nga vrasja e 11 anetareve te familjes asllani 6a8e7e5505d7d
Lajmi i mëparshëm

​28 vjet nga vrasja e 11 anëtarëve të familjes Asllani

de forest babai i radios 6a8e7f30cabd5
Lajmi i radhës

​De Forest, ”Babai i Radios”

Të fundit nga

​De Forest, ”Babai i Radios”

Më 26 gusht të vitit 1873 lindi fizikani amerikan Lee De Forest, i njohur si ”Babai i Radios”. Trioda që ai shpiku në vitin 1906, njihet si arritja më e rëndësishme në
ShkoLartë