Zjarri në Treska, i qëllimshëm?

April 14, 2022
min lexim

Zjarr i madh shkrumboi objektin e fabrikës në falimentim Treska në Shkup. Flakët e zjarrit rrezikonin objektet e banuara në afërsi, por fatmirësisht një gjë e tillë u pengua nga zjarrfikësit.

Qytetarët e zonës hedhin dyshime se zjarri ishte i qëllimshëm dhe se kanë alarmuar vazhdimisht autoritetet për rrezikun, por nuk janë marrë masa.

“Ja në këtë shtëpi që është pas nesh jetojmë, jetojmë presim të na e prishin, por siç duket do të na djegin si minj e do të digjemi. Po kishte shpërthime, ndërsa ne rrinim në oborr, e menjëherë, në çast doli një flakë me tym të zi”, tha një qytetar.

“Katërmbëdhjetë a pesëmbëdhjetë vite Treska është e mbyllur, është në falimentim, ndërsa personi që udhëheqin procedurën e falimentimit është lartë, i treguam atij që të mbajë llogari, por atij nuk i interesonte asgjë. Edhe policinë e njoftuam që vijnë romë plotë, u thamë se vijnë e do na djegin por nuk i interesonte as policisë dhe nuk ndërmori asnjë masë”, u shpreh një qytetar tjetër.

Edhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se ka indicie për zjarr vënie të mundshme dhe kërkoi nga institucionet që të zbardhin arsyet e zjarrit.

“Ka dyshime se ka persona që e kanë shkaktuar zjarrin, është informatë nga fqinjët që jetojnë këtu afër e të cilët kanë parë persona në këtë pjesë. Ajo që e morëm si informatë është se në disa raste ka pasur zjarr në këtë pjesë dhe unë duhet të besoj se do të zgjidhet kjo çështje me këtë pjesë këtu, por para së gjithash nuk mund të lejojmë që qytetarët e Shkupit të jenë të rrezikuar, si dhe jeta dhe shëndeti i tyre të jenë të rrezikuar nga dikush që nuk është i përgjegjshëm dhe që merr masa që janë në dëm edhe të qytetit edhe të njerëzve”, tha Danella Arsovska, Kryetare e QSH.

Zjarrfikësve iu deshën të paktën dy orë që ta lokalizojnë zjarrin. Shefi i njësitit të zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski, tha se nuk ka qytetar ose zjarrfikës të lënduar.

“Prioritet e kishim që të pengohet zgjerimi i zjarrit në objektet fqinje të banuara, si dhe në objektet rreth fabrikës Treska. Falë intervenimit të shpejtë nuk është lejuar përhapje e shpejtë e zjarrit, është shuar në gjendjen siç është gjetur, nuk ka të lënduar për fatin tonë. Në impiantet këtu në afërsi ka mbetje të ngjitësve të ndryshëm, dërrasave, sfungjerëve, mund të ketë pasur edhe ndonjë bombol. Nuk mund të tregojmë prej se është shkaktuar shpërthimi, pasi kulmi është rrënuar, hetimet do të tregojnë çka ka ndodhur”, u shpreh Zvonko Tomoski, Zjarrfikës.

Sipas banorëve, Fabrika Treska nuk ka punuar për më shumë se 15 vite, ndërsa brenda impianteve të saj, ka pasur mjete të ndryshme të cilat digjen lehtë, si llak, ngjyra dhe përbërës të tjerë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Veshja e Trixës në videoklipin e ri kushton mbi 1 mijë euro

Story i radhës

Nuk kaloi provën ndaj Salernitanës, shqiptari mbetet në bankë

Të fundit nga

ShkoLartë