Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend këtë të enjte, solli në vëmendje edhe situatën e fundit të ndodhur në Tiranë, ku një pallat u përfshi nga flakët.
Në fjalën e tij, Braçe theksoi se për këtë situatë duhet të merren institucionet përgjegjëse dhe, sipas tij, këto të fundit duhet të kryejnë një hetim të plotë dhe të thelluar.
“Unë as e njoh fare këtë ndërtuesin, as e di kush është, as e kam takuar dhe, me thënë të drejtën, kam pasur dëshirën të rrija përballë kur më zë tortuarin, hapësirën publike gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij apo biznesit.
E pashë dhe e di se çfarë ka ndodhur te Farmacia 10, mund të thosha fare qartë që aty duhet të arrestohet filani apo filani, por me thënë të drejtën duhet të rri brenda statusit tim si deputet në Kuvend e Shqipërisë, sepse nuk arreston deputeti, nuk arreston Kuvendi, por arrestojnë institucionet që kanë një detyrë që duhet ta bëjnë nga fillimi deri në fund, të hetojnë dhe të kryejnë një hetim të plotë dhe gjithëpërfshirës për çdo rast të shkeljes së ligjit, në atë rast shkelje e ligjit për ndërtimin në territorin e Shqipërisë.
Është e thjeshtë të damkosësh një sektor të tërë dhe të thuash se ndërtimi është sektori më i kriminalizuar e kështu me radhë, por duhet të kemi parasysh dy gjëra, në ndërtim ka një sektor publik, i cili është në zgjerim, dhe pastaj është edhe sektori privat, për të cilin secili nga ne duhet të ketë rezerva.
Por duhet të kemi parasysh edhe numrin zyrtar dhe të mos e bëjmë pis në mënyrë kolektive”, u shpreh ai.
Burimi: botasot.info


