Zjarri në Suharekë, digjen 10 hektarë pemishte, vreshta e djerrinë

1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë, pemishte, vreshta dhe djerrinë.

Rasti ka ndodhur të martën në Suharekë, rreth orës 17:00.

Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë)”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe  nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Turmë e madhe turistësh në Santorini, banorëve u kërkohet të mbyllen në shtëpi për të liruar hapësirë për pushuesit

Story i radhës

Silvinjo firmos rinovimin e kontratës me FSHF-në

Të fundit nga