zjarri ne shtepine e te moshuarve ne fier u asfiksova nga tymi rashe ne korridor te moshuarit rrefejne momentet e panikut duam te kthehemi ne azil 65685e9b5f807

Zjarri në shtëpinë e të moshuarve në Fier/ “U asfiksova nga tymi, rashë në korridor”, të moshuarit rrëfejnë momentet e panikut: Duam të kthehemi në azil!

November 30, 2023
1 minut lexim

Pas zjarrit që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në Fier, 50 të moshuar që jetojnë në këtë institucion, janë strehuar në spitalin rajonal të Fierit.

Ata vlerësojnë njëzëri përkujdesjen e stafit përgjatë gjithë natës teksa presin rikthimin në strehën e tyre.

Ndërkohë sipas shefit te pranim-urgjencës, doktor Blendi Dhespollari fillimisht në spital janë sjellë 16 banorë të shtëpisë së moshuarve, të cilët janë paraqitur me parametra jetike normale, pa probleme djegie, pa gjendje lipotimie, koshientë, por vetëm të frikësuar.

2 prej tyre janë futur në terapi si rrjedhojë e diagnozave kronike nga të cilat vuanin, astma bronkiale dhe krizë hipertensive.

Aktualisht janë të stabilizuara dhe të 50 banorët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore, duke pritur rikthimin në godinën e tyre. Një e moshuar, tregoi momentet e panikut kur ra zjarri.

“U tremba. Kishte shumë tym, s’do dilja dot. Dua që të ikim nga këtu, të na rregullohet shtëpia jonë.”, tha një e moshuar. Ndërkohë, një tjetër i moshuar, nga shtrati i spitalit tregoi se si kishte humbur ndjenjat në korridorin e azilit pasi ishte asfiksuar nga tymi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kina jemi ne koordinim me shba ne per rifillimin e komunikimit ushtarak te nivelit te larte 65685dab5e82b
Story i mëparshëm

Kina: Jemi në koordinim me SHBA-në për rifillimin e komunikimit ushtarak të nivelit të lartë

zbutesit natyrale te fytyres qe i gjeni lehte ne kuzhinen tuaj 65685f8b80527
Story i radhës

Zbutësit Natyralë të Fytyrës që i Gjeni Lehtë në Kuzhinën Tuaj

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë