Zjarri në Sallën Universale në Shkup, arrestohen tre punëtorë të ndërtimit

MPB njoftoi se janë arrestuar tre punëtorë të ndërtimit që i kanë kryer detyrat e punës në momentin e shpërthimit të zjarrit brenda sallës universale, shkruan TV21. Policia njoftoi se menjëherë pas denoncimit për zjarr, në vendngjarjen kanë shkuar nëpunësit policorë dhe Brigada e zjarrfikësve, dhe rreth orës 11.30 zjarri është shuar.

Siç thuhet në kumtesë, me automjetin e Ndihmës së parë, në Klinikën e Toksikologjisë janë dërguar dy persona për shkak të thithjes së tymit. Nga ana e ekipeve të EVN-së në rrethinë e Sallës universale është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, gjatë kësaj në një prej ndërtesave përreth, u bllokuan në ashensor dy gra të cilat janë shpëtuar nga njësia e policisë për intervenim të shpejt.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

​Lista Serbe nuk e njofton zyrtarisht KQZ-në se e bojkoton procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve

Story i radhës

Çka ndodhi me Sallën Universale – Alsat sjellë detajet

Të fundit nga