zjarri ne rrogozhine identifikohet dhe vihet ne pranga autori i dyshuar flaket i dolen jashte kontrolli 68a186c0d46a5

Zjarri në Rrogozhinë/ Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, flakët i dolën jashtë kontrolli

August 17, 2025
1 minut lexim

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, në fshatin Ballaj, Rrogozhinë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Rrogozhinë, sapo morën njoftimin se mbrëmjen e djeshme, në territorin e fshatit Ballaj, kishte rënë zjarr i cili përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore, shkuan menjëherë në vendin ku kishte nisur zjarri.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit I. A., 31 vjeç, banues në Vilëbashtovë, Rrogozhinë.

Arrestimi i tij u bë pasi, duke djegur mbeturina në tokën e tij, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore, në fshatin Ballaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave apo të mbetjeve të prodhimeve bujqësore, si dhe për qytetarët të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve të pyllëzuara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maura higgins dhe danny jones drejt nje ribashkimi te papritur 68a1743bdc3e4
Lajmi i mëparshëm

Maura Higgins dhe Danny Jones drejt një ribashkimi të papritur!

man utd ka pese alternativa per mesfushen pasi deshtuan ta transferojne baleban 68a187381728d
Lajmi i radhës

Man Utd ka pesë alternativa për mesfushën pasi dështuan ta transferojnë Baleban

Të fundit nga

ShkoLartë