MICKOSKI 1

Mickoski: Kam një ndjesi se zyrtarë të lartë nga qeveria e LSDM-së, ish-kryeministra, do të përfshihen në “përndjekje të caktuara”

April 15, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se “ka një ndjesi” që ish-funksionarë nga pushteti i mëparshëm do të përfshihen në procese të caktuara ndjekjeje. Këtë e deklaroi në kontekst të një pyetjeje lidhur me ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe akuzat e LSDM-së mbi këtë çështje.

“Duhet që në shtet të kemi kushte të barabarta për të gjithë, pavarësisht nëse dikush është ish-funksionar i lartë. Ajo që shqetëson është se opozita nuk e ka mësuar mësimin dhe jeton në një botë paralele, kështu që ende nuk e ftojnë Vasko Kovaçevskin të kthehet në vend dhe të përballet me drejtësinë. Gjithashtu pres nga opozita të sillet në mënyrë të tillë kritike; kam ndjesinë se ish-funksionarë të lartë të LSDM-së, ish-kryeministra dhe persona të afërt të tyre nga familja do të përfshihen në ndjekje. Kam ndjesi, nuk kam informacione. Pres që atëherë të mos thonë se bëhet fjalë për ndjekje politike, por që po të njëjtët t’i ftojnë të përgjigjen para organeve, përkatësisht të dëshmojnë pafajësinë e tyre”, tha Mickoski, i cili mori pjesë në promovimin e 100 automjeteve të reja për Postën e Maqedonisë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aktorja e njohur franceze gjendet pa ndjenja ne fund te pishines ndodhet ne gjendje koma ne spital 69df5d3d10dbf
Lajmi i mëparshëm

Aktorja e njohur franceze gjendet pa ndjenja në fund të pishinës, ndodhet në gjendje koma në spital!

3 mije euro qilimi keshtu nje shtetas turk e mashtroi tetovarin 69df64e0120ae
Lajmi i radhës

3 mijë euro qilimi, kështu një shtetas turk e mashtroi tetovarin

Të fundit nga

ShkoLartë