nuk kam asnje kontakt ka fikur edhe telefonin gruaja kerkon njeriun e afert ne pallatin qe u perfshi nga flaket 69df5ba00d19d

“Nuk kam asnjë kontakt, ka fikur edhe telefonin”- Gruaja kërkon njeriun e afërt në pallatin që u përfshi nga flakët

April 15, 2026
1 minut lexim

Banorët e kompleksit të pallateve pranë Farmacisë 10 në Tiranë, që një ditë më parë u përfshi nga flakët janë shprehur të shqetësuar dhe të pasigurt për shtëpitë e tyre.

Në një prononcim, njëra prej tyre thotë se për fat të mirë banesa e saj nuk u dogj, por tha se shpreson që të ndërrohen të gjitha panelet e kompleksit me qëllim që banesat të jenë më të sigurta, nëse situata përsëritet.

“Shyqyr nuk më është djegur shtëpia. Të siguruar jemi, ka qenë goxha metri katror. Ne shpresojmë që të ndërrojnë të gjithë panelet, se mund të na ndodhë edhe ne. Nëse ndërrohen panelet jemi më të sigurt. Prej një viti e kam blerë shtëpinë”, tha banorja.

Ndërsa një tjetër grua ishte pranë kompleksit për t’u interesuar për një të afërmen e saj, pasi prej ditës së djeshme nuk kishte asnjë kontakt, madje edhe telefonin e kishte të fikur.

“Kam një njeriun tim, por ka telefonin e fikur. Nuk kam komunikuar, e ka të fikur telefonin, prandaj erdha të pyes. Nuk e di fare ca ka ndodhur. Nuk kam komunikuar që dje. Them mos është larguar nga shtëpia se s’ka mundësi”, tha qytetarja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

MICKOSKI
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Janë siguruar 100 automjete të reja për Postën e Maqedonisë me vlerë prej rreth 2 milionë euro

aktorja e njohur franceze gjendet pa ndjenja ne fund te pishines ndodhet ne gjendje koma ne spital 69df5d3d10dbf
Lajmi i radhës

Aktorja e njohur franceze gjendet pa ndjenja në fund të pishinës, ndodhet në gjendje koma në spital!

Të fundit nga

ShkoLartë