zjarri ne nje pallat ne tirane lamallari viziton ne qsut zjarrfikesit dhe qytetaret e lenduar 69deeb3a341f6

Zjarri në një pallat në Tiranë, Lamallari viziton në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar

April 15, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar mbrëmjen e kësaj të marte zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar nga zjarri që përfshiu një pallat në Tiranë.

Lamallari në një reagim, është shprehur se ende po vijon puna për të vënë nën kontroll të plotë flakët dhe se të lënduar kanë mbetur gjashtë efektivë zjarrfikës dhe dy qytetarë, të cilët po marrin ndihmë në QSUT.

“Teksa vijon operacioni për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit në pallatin që u përfshi nga flakët, isha në QSUT për të parë nga afër gjendjen e 6 efektivëve zjarrfikës të lënduar dhe dy qytetarëve.

Fatmirësisht siç më thanë mjekët, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Prej momenteve të para të zjarrit kam qenë gjithashtu në terren bashkë me forca të Shërbimit Zjarrfikës, forca të Policisë së Shtetit dhe skuadrat e Emergjencave Civile që bënë gjithçka ishte e nevojshme për të mos pasur mbi të gjitha pasoja në jetë njerëzish”, është shprehur Lamallari.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

koci kosova shkon ne zgjedhje ne qershor nuk ka vullnet per zgjedhjen e presidentit 69deea3936c8e
Lajmi i mëparshëm

Koci: Kosova shkon në zgjedhje në qershor, nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit

tezja e selin perballet me bashkeshorten e rogertit ne fan club shyqyr qe u perplas me te qe te harrohej krevati i mirit 69deecb7b809a
Lajmi i radhës

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të, që të harrohej krevati i Mirit

Të fundit nga

ShkoLartë