koci kosova shkon ne zgjedhje ne qershor nuk ka vullnet per zgjedhjen e presidentit 69deea3936c8e

Koci: Kosova shkon në zgjedhje në qershor, nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit

April 15, 2026
1 minut lexim

Melazim Koci, njohës i politikës, tha se, dy javë para përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka shenja se do të zgjidhet presidenti.

Sipas tij, ka 95% mundësi që Kosova të shkojë në zgjedhje në qershor, shkruan Klankosova.tv

Ai shtoi se takimet aktuale janë vetëm simulime dhe nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit.

Koci paralajmëroi gjithashtu për rrezikun që Kosova të kalojë në një krizë të ngjashme me atë të Bullgarisë, ku janë mbajtur pesë zgjedhje për dy vite.

Deri në këtë moment në bindjen time nuk ka asnjë sinjal se do të kemi president apo presidente. 95 për qind, 5 për qind ia lë ndonjë mrekullie. Kosova sipas të gjitha gjasave shkon në zgjedhje në qershor”.

Takimet që bëhen më shumë janë simulim për të lënë përshtypje se po bëhen takime për ta zgjedhur situatën. Kam përshtypjen se nuk ka vullnet, gatishmëri për të zgjedhur presidentin”.

“Kosova ka rrezik të ballafaqohet me sindromën e Bullgarisë, atje ku për dy vite janë mbajtur pesë palë zgjedhje”, tha Koci.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

cdo vit 600 deri ne 700 paciente me kancer ne mushkeri alarmoi dr xhikovski 69debbf260101
Lajmi i mëparshëm

Çdo vit 600 deri në 700 pacientë me kancer në mushkëri, alarmoi Dr. Xhikovski

zjarri ne nje pallat ne tirane lamallari viziton ne qsut zjarrfikesit dhe qytetaret e lenduar 69deeb3a341f6
Lajmi i radhës

Zjarri në një pallat në Tiranë, Lamallari viziton në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë