tezja e selin perballet me bashkeshorten e rogertit ne fan club shyqyr qe u perplas me te qe te harrohej krevati i mirit 69deecb7b809a

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të, që të harrohej krevati i Mirit

April 15, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’ kanë qenë të ftuara edhe tezja e Selin dhe bashkëshortja e Rogertit, familjarët e dy nga finalistët e edicionit të pestë të Big Brother VIP.

Ato janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa po diskutohej loja e Selin. Tezja e saj u shpreh se ajo është përballur me sfida, ofendime dhe deri në cenim të imazhit nga Rogerti.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Rogertit u shpreh se banorja ka pasur interes të përballet me lojën e tij dhe ka zgjedhur me vetëdije të mos i shmangë situatat.

Tezja e Selin: Selin është një vajzë që i ka treguar të gjitha anët e veta aty brenda. Ka pasur dinamikat e saj që prej nisjes së këtij rrugëtimi dhe ka treguar anën e saj njerëzore. Është përballur me të gjitha sfidat. Është akuzuar shumë, deri në cenim të imazhit, në denigrim, dhe ka arritur t’i përballojë. Kjo është Selin. Për mua e rëndësishme është që fituesja të jetë Selin. Ajo është “uragani Selin”. Selin e ka treguar vetë veten e saj aty brenda.

Bashkëshortja e Rogertit: Nuk jam dakord me shumë momente në lojën e Rogertit dhe këtë e pranoj. Selin nuk ka marrë ofendime. Mund t’i kishte shmangur, por i ka interesuar t’i dalë përballë. Shyqyr që u përplas me Rogertin dhe u harrua krevati i Mirit. Ju keni bërë edhe kërcënime publike.

Tezja e Selin: Nuk kam asgjë me ju, por denigrimet dhe ofendimet që bashkëshorti juaj ka drejtuar ndaj Selin janë të turpshme. Jeni vetë femër dhe duhet të rikujtoni pak lojën e pisët.

Bashkëshortja e Rogertit: Mund ta kishte shmangur.

Tezja e Selin: ‘Është krenari, bravo’. Është shumë e turpshme.

Bashkëshortja e Rogertit: Po del nga konteksti.

Tezja e Selin: Janë fjalë që bashkëshorti juaj i ka nxjerrë nga goja. Është e turpshme. Ajo nuk ka çfarë të flasë. Të japësh akuza të tilla është shumë e ulët.

Bashkëshortja e Rogertit: Unë nuk kërkoj ndjesë për fjalët e Rogertit, sepse nuk kam thënë asgjë unë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

zjarri ne nje pallat ne tirane lamallari viziton ne qsut zjarrfikesit dhe qytetaret e lenduar 69deeb3a341f6
Lajmi i mëparshëm

Zjarri në një pallat në Tiranë, Lamallari viziton në QSUT zjarrfikësit dhe qytetarët e lënduar

digjet automjeti ne vlore shkaterrohet plotesisht gjate nates 69df235f49b75
Lajmi i radhës

Digjet automjeti në Vlorë, shkatërrohet plotësisht gjatë natës

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë